Lajmet e fundit

Një studim i realizuar së fundmi në Britani, ka treguar që rreth 29% e personave të vetmuar kanë sëmundje të zemrës, përderisa 30% prej tyre kanë pësuar sulm në zemër.
Sipas këtyre të dhënave të realizuar nga studimi i afër 200 mijë personave, hulumtuesit janë shoprehur që kjo gjendje përbë në problem serioz.
Ata gjithashtu kanë thënë se izolimi social është i ngjashëm me dëmet që i shkakton ankthi, apo stresi që krijohet nga puna.
“Kemi gjetur se njerëzit që kanë lidhje të dobëta sociale, e kanë gjendjen e zemrës, pothuajse të njëjtë me ata që kanë përjetuar infarkt. Në të shumtën e rasteve, njerëzit e izoluar kanë simptoma në zemër, njëjtë sikurse ata që përjetojnë ankthe apo të stres të madh” thuhet në hulumtimin e realizuar nga Universiteti i Newcastle dhe Liverpool.
“Shoqëria angazhohet shumë për njerëzit me mbipeshë, apo ata që kanë probleme me mungesë të lëvizjes, por nuk e kthen kokën nga personat e vetmuar. Kjo është një epidemi që po zgjerohet, ndërsa ka pasoja fatale” thuhet më tej rreth këtij studimi.