Lajme jo të mira rreth COVID-19 dolën nga Klinika Infektive mëngjesin e së hënës.
Aty ndërruan jetë dy pacientë të infektuar me këtë virus, duke çuar kështu në 3 numrin e të vdekurve në vend, njofton Klan Kosova.
Bëhet fjalë për një 70 vjeçare nga Korisha e Prizrenit dhe një 59 vjeçar nga Prishtina, i cili në infektivë u dërgua të shtunën nga emergjenca e QKUK-së.
Dy viktimat kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese, andaj gjendja e tyre shëndetësore ishte më e brishtë karshi virusit.
Kronikë nga Drin Demiri.
https://www.youtube.com/watch?v=vhKnCQH4HEE&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.