Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Emri i saj ka kaluar nëpër shumë seanca legjislaturën jetëshkurtër të kaluar, por asnjëherë nuk kaloi për të zënë karrigen e kryeparlamentares, raporton Klankosova.tv
Megjithatë, partia e saj, duket se ka këmbëngulur se Haxhiu të jetë në këtë post, duke e propozuar në këtë seancë konstitutive.
Për zgjedhjen e kryetarit ka pasur konsensus në takimin e djeshëm të partive politike, ku gjithashtu u dakorduan që të pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës të votohen në pako./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=mfqsVR0Y9Tk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.