Një fenonemen të ri manipulimi me informacionin, ka gjetur partia në pushtet, kësaj radhe, duke përdorur fotografi dhe video të montuara për të krijuar përshtypje të gabuar.
Këtë e dëshmon rasti i djeshëm, kur Lëvizja Vetëvendosje pamjet që ndau për publikun nga tubimi në sheshin e Podujevës, ishin në të vërtetë një bashkim i dy tubimeve, edhe të atij të Gjilanit, transmeton klankosova.tv.
Pamjet që u paraqitën publikisht në kanalet zyrtare të partisë, përfshinin një shtyllë të ndriçimit publik dhe elementë të tjerë që nuk kishin lidhje me tubimin e vërtetë të zhvilluar në Podujevë.
Kjo tregon se propaganda e Lëvizjes Vetëvendosje, me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin, ka arritur deri në detaje të tilla, ku përpjekjet për të manipuluar perceptimin e opinionit publik nuk kanë kufij.
Mbi këtë situatë ka denoncuar për përdoruesit e rrjeteve sociale edhe opinionisti Berat Buzhala, si dhe gazetari Lirim Mehmetaj.
Buzhala i quajti mashtrues përfaqësuesit e kësaj Lëvizjeje.
''Kuku po ne zor jane keta te pushtetit ?
Per shkak se ne Podujeve nuk ka pase pjesemarrje te qytetareve ne tubim, i kane falsifiku fotografite. I kane marre do pamje te Gjilanit, i kane bo bashke me te Podujeves. Kane harru qe dikush e din qe qaso ndriçimi nuk ka ne shesh te Podujeves, por ne Gjilan.
Fotoja e pare: Kinse pamje nga Podujeva;
Fotoja e dyte: Gjilani
Fotoja e trete: Qysh doket nje shtylle e ndriçimit ne Gjilan, e cila nuk ekziston ne Podujeve.
Fotoja e kater: Lloji i ndriçimit ne Podujeve.
Suksese mashtrues'', shkruan Buzhala duke bashkuar edhe fotografitë faktike nga tubimi.

Kurse po Mehmetaj, e cilësoi këtë si një mashtrim të Vetëvendosjes, por të një niveli tjetër duke e cilësuar të tepërt dhe kriminale.
''E ky është mashtrim tash në një nivel krejt tjetër – Vetëvendosja i merr pamjet e tubimit në Gjilan dhe i monton kinse janë pamje në Podujevë
Vetëvendosja e ka shpërndarë një video nga tubimi në Podujevë.
Por, për arsye që akoma nuk po i kuptoj krejtësisht, derisa fjalimi i Kurtit lëshohet në sfond ai që mbajti në Podujevë, pamjet dalin nga sheshi i tubimit në Gjilan.
Pastaj kthehen disa pamje edhe në sheshin në Podujevë.
Kësi niveli të mashtrimit – i cili me gjasë është bërë për të krijuar iluzion se ka pasur njerëz shumë siç patën në Gjilan – unë kam parë vetëm nga ekipi propagandistik i Vladimir Putinit.
Kjo është e tepërt, është e rrezikshme e kriminale.
Këta, jam thellësisht i bindur, që do të tentojnë edhe manipulim të rezultatit zgjedhor. Duhet të kihet shuuuumë kujdes ditën e zgjedhjeve, sidomos pas orës 19:00.
Ama shumë kujdes'', shkruan Mehmetaj duke shoqëruar edhe dëshmitë.