Moti i lig që ka mbizotëruar sot në Kosovë ka prekur disa komuna të vendit.
Si pasojë, në një arë me grurë në Koretishtë Novobërdës, ka rënë zjarr pas rënies së vetëtimës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se zjarri është lokalizuar menjëherë nga zjarrfikësit.
Sipas Hashanit, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga ky rast.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.