23.08.2016 · përditësuar para 3604 dite1 min lexim
Veterinarët tajlandezë, e kanë operuar një anakondë 10 vjeçare, për t’i larguar një tumor që e kishte në afërsi të zemrës.
Gjarpri më parë ishte mpirë me anestezion dhe kishte qëndruar në atë gjendje për operacionin shtatë orësh, ka thënë për BBC-në veterinari Taweesak Anansiriëattana, transmeton Klan Kosova.
Mjekëve të spitalit të kafshëve në Tajlandë, iu është dashur që ta presin lëkurën e gjarprit në mënyrë që të arrijnë te tumori i tij, që peshonte 1 kilogram. Para operacionit, doktorët kanë kryer teste të ndryshme për të konfirmuar se anakonda vuante nga kanceri.
Gjarpri peshonte rreth 52 kilogramë.
Pjesa më e madhe e tumorit është larguar, mirëpo disa copëza kanë mbetur për shkak se ishin shumë afër arterieve të zemrës.
Gjarpri është sjellë në spital nga një pronar privat.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.