Lajmet e fundit

''Tani që edhe Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrim ndaj Gjykatës Speciale, ka ardhur koha që ta bëjë të njëjtën edhe Kosova''.
Ai tha se “nuk ka akuzë më të rëndë sesa Shtëpia e Bardhë ta quajë abuzuese këtë trup gjykues”.
''Nuk jemi as për shpërbërje. Ne jemi për kontroll dhe thirrje për drejtësi. Të ndajë drejtësi. Të mos quhet Kosova ‘Kosovë Metohi’, të mos zhvaten fonde në emër të drejtësisë dhe të bëhet padrejtësi. Dhe këto. Vetëm kaq'', tha Haradinaj.
Sipas tij, deputetët duhet t’i kërkojnë llogari kësaj gjykate dhe ata “sot kanë arsye dhe kanë fakte që nuk është ajo drejtësia që këta kanë menduar që do të jetë.