Lajmet e fundit
Dy yjet e Real Madrid kanë qëndruar në Madrid më gjatë se çdo 'galactico'.

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema janë dy ‘galaktikët’ që më shumë kohë janë tek Real Madrid.
Shumë futbollistë janë transferuar tek mbretërit qëkur Perez mori presidencën në vitin 2000, por asnjë nuk ka qëndruar më gjatë se dy legjendat e klubit që ishin dy nënshkrimet e para në mandatin e dytë të Perez si president.
Ronaldo dhe Benzema janë duke hyrë në sezonin e shtatë në Santiago Bernabeu dhe të dy kanë ndërtuar karriera brilante aty.
Benzema ka eklipsuar pesë sezonet e tij tek Lyon dhe Ronadlo gjashtë tek Real Madrid, pasi të dy kanë qëndruar më gjatë në Madrid sesa në të gjitha klubet që kanë qenë.
Dy ‘galaktikot’ e parë, Luis Figo dhe Zinedine Zidane që kaluan nga pesë sezone tek ‘Los Blancos’ tashmë janë pjesë e së shkuarës.
CR7 dhe Benz kanë kaluar kaq kohë tek Real Madrid, sa ngadalë por sigurtë janë duke shkuar drejt shiritit të kapitenit. Dhe, me Casillas e ardhmja e të cilit nuk është e qartë, ata do të jenë në listë, prapa Ramos, Marcelo e Pepe, po u largua Casillas.