Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj shfaqjes “Bordel Balkan” të autorit Jeton Neziraj, e me regjisor nga Serbia.
Kjo shfaqje do të jepet nesër më 28 prill 2017 në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
“Ky reagim vjen si rezultat i informacioneve që kemi ne, se shfaqja është denigruese për Luftën e UÇK-së, dhe bastardohen vlerat tona kombëtare, por edhe si rezultat që kishim sot një takim me autorin e të ashtuquajturës shfaqje, i cili edhe pas kërkesës sonë, nuk na tregoj skenarin”.
“Me keqardhje për publikun, ju bëjmë thirrje që mos të merrni pjesë në këtë shfaqje përqeshëse për vlerat tona kombëtare, sepse ne nesër si veteran të luftës së UÇK-së, do ta pengojmë për t’u shfaqur”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.