Një person në Drenas ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri në rrethana të paqarta.
Në veturën e të dyshuarit, policia bën të ditur ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë, transmeton Klankosova.tv.
I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.