10.05.2018 · përditësuar para 2994 dite1 min lexim
Kur ju lindni një fëmijë gjithçka ndryshon. Dhe shpesh, stili i jetës ose ndonjë momente tjetër nuk është më i njëjtë si dikur.
Për shembull, nëse më herët keni bërë 15 minuta derisa i keni larë flokët, tani jeni e lumtur nëse keni një minutë kohë për ta bërë të njëjtën gjë.
Më poshtë janë të renditura disa situata të cilat vetëm nënat mund t’i kuptojnë.
Nënat – jo më kot thuhet se janë më të shenjtat.
Ju filloni të thoni “ne” për vetën dhe fëmijën tuaj: “hëngrëm”, “u sëmurë”, “dhëmbi ynë ra” (edhe pse të gjithë dhëmbët janë në vend).Në shtatë minuta mund të bëni më shumë se shumica e njerëzve në një ditë.Kur fëmija shkon në gjumë, ju shijon lirinë për të bërë çfarë të “doni” – nga larja e pjatave dhe rrobave deri te pastrimi i shtëpisë.Kur takohesh me shoqërinë, gjatë gjithë kohës mund të flisni për fëmijën tuaj.Ju mund të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë: të gatuani për darkë, ta ushqeni beben me gji, të bisedoni në telefon dhe ta shikoni programin tuaj të preferuar televiziv.Gjumi ju ngjall më shumë sesa seksi.Ju mund ta dëgjoni teshtimën e fëmijës tuaj, edhe nëse është natë dhe derë e dhomës së gjumit është e mbyllur, madje edhe kur partneri juaj gërhet.Rrobat e foshnjës ju interesojnë më shumë se rrobat për të rriturit.Ju befas bëheni të vetëdijshëm për mundësitë e rrezikut jashtë shtëpisë tuaj: të gjitha ato pellgje të mëdha, qeni i zemëruar i fqinjëve. Si nuk i vure re ato para?Rrobat tuaja gjithmonë kanë njolla të çuditshme.Ti i njeh emrat e të gjithë personazheve në shfaqjet e preferuara të foshnjës suaj.Ju gjithashtu kapni veten duke kënduar këngë fëmijësh shumë kohë pasi fëmija juaj shkon për të fjetur.Tani ju mund të kremtoni me krenari Ditën e Nënës dhe të merrni dhurata.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.