Lajmet e fundit

Vetëm në rrjetin social Instagram, 70 milionë njerëz nga 200 shtete, dërguan lutje për viktimat e aktit të fundit terrorist që goditi të gjithë globin.
Pas sulmeve me armë dhe bomba që ndodhën të premtën me 13 nëntor në Paris, shkalla e dhimbjes të kësaj tragjedie ishte në nivel shumë të lartë.
132 persona pothuajse humbën jetën nga sulmet ekstremiste, ku përgjegjësinë menjëherë e mori Shteti Islamik.
Megjithatë në shenjë nderimi për viktimat e rëna në Paris të Francës, të gjithë u solidarizuan, të gjithë ishin të shokuar me këtë ngjarje tragjike, transmeton Klan Kosova.
Shteti Islamik shkaktoi një tronditje të madhe teksa sulmoi në mënyrë barbare për të lënë edhe rreth 300 persona të tjerë francez, të plagosur disa prej tyre ende me gjendje të rëndë shëndetësore.