Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë sot ndeshjen e parë zyrtare në vitin 2020 e ku përballë do ta ketë Kombëtaren e Moldavisë - takim ky që do të zhvillohet në Parma të Italisë me fillim nga ora 20:45.
Në këtë duel, Dardanët konsiderohen si favorit për të dalë triumfues, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, një fakt interesant është se vetëm kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani (14 milionë euro) kushton më shumë se e gjithë Kombëtarja e Moldavisë (10 milionë euro).
Në total vlera e ekipit kombëtar të Kosovës shkon në shifrën 69 milionë euro, sipas faqes 'Transfermarkt" që njihet për publikimin e vlerave për futbollistë.
Mosha mesatare e futbollistëve te Kosova është 25.6 vjet, ndërsa te Moldavia mosha mesatare është 28.
Kurse, në gjashtë duelet e fundit Dardanët kanë tri fitore dhe tri humbje, përkundër gjashtë humbjeve radhazi të kundërshtarit.
●●●
VI
SHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.