Lajmet e fundit
Ish sulmuesi beson se Anfield është destinacion më atraktiv transferimesh se kudo në Premierligë, ndërsa mbi këtë pozitë sheh vetëm dy gjigantët e Spanjës.

Michael Owen ka thënë se gati secili lojtar në botë do të donte të luante për Liverpoolin, me vetëm Barcelonën dhe Real Madridin si skuadra më atraktive.
Reds dështuan të fitojnë në finalen e Ligës së Europës ndaj Sevilla, pasi u mposhtën 1-3, megjithëse pas pjesës së parë ishin në epërsi prej një goli.
Por Owen mendon se Anfield mbetet ambient i dëshiruar për shumë futbollistë.
"Kur e sheh me qetësi, cilat janë klube më të mëdha se Liverpool, ku mund të transferohesh".
"Barcelona dhe Real Madrid tërheqin të gjithë, por veç këtyre dy skuadrave, ku tjetër?"