I dyshuari për vrasjen e Rexhë Brahimaj në Gjakovë, është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm në polici.
Sipas njoftimit zyrtar, Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, sipas policisë, për rastin e vrasjes është identifikuar edhe një i dyshuar i dytë.
Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-i-riu-qe-u-ther-per-vdekje-ne-gjakove11/
https://klankosova.tv/vrasja-ne-gjakove-i-dyshuari-ne-arrati-detaje-nga-policia/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.