Rreth orës 18:00, në rrugën Poliçan-Berat, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, një aksident automobilistik ka marrë përmasa tragjike.
Shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga, raporton “Euronews”.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka vdekur në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.