Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.
“Rreth orës 14:40 është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi.
Sipas saj, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Shkaqet që çuan deri te aksidenti mbeten ende të panjohura.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.