14.05.2023 · përditësuar para 1166 dite1 min lexim
Të shtunën ka ndodhur një vetaksident në Kaçanik, ku si pasojë, një person ka humbur jetën.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, njofton Klan Kosova.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes ndaj kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar - pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.