Një 64-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në rrugën Fier-Pishporo, si pasojë e një vetaksidenti.
Viktima ishte duke drejtuar një motomjet pa targa, ku humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga, dhe si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.