Një vetaksident është regjistruar pasditen e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Bresi-Veternik.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:25 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Bresie-Veternik. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Njësia policore është duke u marrë me rastin”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.