Projektet muzikore nuk kanë të ndalur nga Ledri Vula.
Kësaj radhe reperi ka publikuar këngën e tij më të re "Vet te dhoma".
Teksti i këngës në fjalë u punua nga vet artisti dhe beat-i u realizua nga Nart Kelmendi.
Kënga në fjalë është e para e publikuara nga albumi më i ri i Ledrit. Kjo këngë brenda pak minutave të publikimi ka marrë mijëra klikime në kanalin Youtube nga adhuruesit e këngëtari që e pritën projektin me padurim.
https://www.youtube.com/watch?v=ksA5apNJifc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.