22.10.2019 · përditësuar para 2451 dite1 min lexim
Vitet e 80’ta e kanë një reputacion të keq kur është puna te trendet e modës – dhe nuk është sekret që kanë qenë disa trende të çuditshme – por, në këto vite ka pasë edhe disa trende të modës shumë të këndshme (po, ngjyra neon është diçka shumë e veçantë).
Disenjatorët e ditëve të sotme po krijojnë rroba që do ta pasqyrojnë këtë dekadë duke u inspiruar nga epoka e veshjeve me krahë shumë të fryrë dhe flokëve të gjata, por duke krijuar rroba të një stili që top-trendet e viteve ’80 t’i rikthejë në një mënyrë cool në vitin 2019.
Nëse doni të visheni si në vitet ’80 për Halloween ose doni që të keni pak stil të këtyre viteve në veshjet e tuaja të përditshme, mund të inspiroheni nga fotografitë e mëposhtme.
Jemi të sigurt se do të jeni shumë unik – nëse vendosni të riktheni disa nga veshjet e viteve ’80 që edhe sot janë shumë trendi.
Kostume klasike me ngjyra të hapura dhe atlete
Xhaketë me ngjyrë nga lëkura dhe rryp i gjerë në bel
Çantë në bel
Bluzë e gjerë nga mesi i belit
Xhaketa rezistente ndaj erës dhe syze klasike të rrumbullakëta
Xhinse "të lara me acid" - me ngjyrë shumë të hapur
Fjongo të mëdha
Pantollona me ngjyrë metalike
Ngjyra neoni
Krahë të fryrë dhe vathë të mëdhenj të rrumbullakët
Sako me ngjyrë metalike
Fustane me pika të njohur si "polka dot"
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.