Lajmet e fundit
Finalja e Champions komentohet në detaje, qysh nga arritja e futbollistëve, ku ata u vlerësuan për dukjen e tyre.

Ndeshja e të shtunës mbrëma në Berlin komentohet në të gjitha dimenzionet.
Ndër to është edhe veshja më e mirë e futbollistëve që dje zbarkuan në kryeqytetin gjerman.
Të listuarit më poshtë vlerësohen si ata që u dukën më mirë.
Dani Alves, mbrojtësi i djathë i Barcelonës, që tash e sa kohë përflitet se mund të largohet nga ekipi katalan.
Paul Pogba, që mund të jetë duke luajtur ndeshjen e tij të fundit në fanelën e Juventus.
Andrea Pirlo, i cili gjithashtu ka paralajmëruar se në rast të fitores do të largohet nga Torino.
Lionel Messi, gjeniu argjentinas që ka treguar shumë herë se di të vendosë ndeshjet.
Dhe, veshja më e keqe mund të jetë ajo Arturo Vidal, mesfushorit kilian që kërkohet nga skuadra të mëdha, ndër to edhe Real Madrid.