Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve, me rastin e vdekjes së artistës së madhe Leze Qena.
"Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores sonë të mirënjohur Leze Qena. Trashëgimia e saj e gjatë dhe e pasur artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri kanë bërë që ajo të kujtohet gjithmonë me dashuri nga publiku i saj. Shpreh ngushellimet e mia më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe të dashurit e artistes së madhe".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.