Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur i bindur se drejtësia do të vie, ndonëse mund të vonohet.
Gjatë fjalës përfundimtare në sallën e Gjykatës Speciale, ai tha se e di kush është dhe çfarë ka bërë, njofton Klankosova.tv.
"Krijimi i kësaj gjykate është rezultat i një debati të gjerë në vendin tim, por mbi të gjitha, ajo që duhet të mbizotërojë prej saj është drejtësia dhe paanshmëria në gjykimin e së vërtetës dhe në realitetin objektiv në të cilin kemi vepruar. Qëndroj këtu me bindje dhe me besim se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë nga drejtësia, dhe se drejtësia mund të vonohet, por nuk mohohet kurrë. Kam jetuar me këtë bindje. E di kush jam, e di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë”, deklaroi ish-komandanti i UÇK-së./klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.