Piloti, Max Verstappen ka kërcënuar se do të largohet nga Red Bulli nëse mentori i tij, Helmut Marko detyrohet të largohet në skandalin që ka përfshirë Formula 1.
Ekipi fitues i kampionatit botëror duket më i çarë se kurrë me Markon, këshilltarin e motorsportit të kompanisë, i cili përballet me masa të mundshme disiplinore në një tjetër hetim, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
Marko i tha transmetuesit austriak ORF se kishte një shans që ai të mos ishte në garën e radhës në Australi më 24 mars.
Por Verstappen, pasuria kryesore e Red Bull-it, nuk është dakord për largimin e Markos – duke rritur mundësinë e transferimit të tij në Mercedes.
Kampioni i trefishtë i botës tha: “Nëse një shtyllë kaq e rëndësishme bie, nuk është mirë për situatën time dhe këtë ia kam thënë skuadrës. Ai është një pjesë e rëndësishme në vendimmarrjen time për të ardhmen”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek formula 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.