Piloti i Red Bullit, Max Verstappen është duke thyer rekord pas rekordi, pasi nuk po ka kundërshtarë në pistë.
Verstappen këtë të diele ka triumfuar edhe në Grand Prixin e Italisë, duke e zënë sërish vendin e parë në podium.
Me këtë fitore, është bërë piloti i parë në Formula 1, që arrin 10 fitore rresht në Grand Prixe.
Ndërkohë, vendin e dytë në podium e zuri piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez, teksa në në pozitën e tretë ishte piloti i Ferrarit, Carlos Saiz. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.