Kampioni aktual i botës Max Verstappen ka arritur që të dal triumfues në garën për shpërblimin e madh të Australisë në Formula 1.
Ai edhe një herë tjetër e dëshmoi edhe se është në tjetër nivel në garën që zgjati gati 3 orë e ku pati shumë ndërprerje përcjell klankosova.tv.
Për më tepër kjo është fitoja e tij e parë në karrierë në shtegun Albert Park ndërsa i solli edhe ekipit Red Bull triumfin e parë pas plotë 11 vjetësh.
Për Verstappenin ky ishte podiumi numër 80 në karrierë duke e barazuar legjendën e këtij sporti brazilianin Ayrton Senna.
Holandezi këtë arritje e bënë në moshën 25 vjeçare.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.