Max Verstappen tha se ishte "shumë e veçantë" të barazosh rekordin e të gjitha kohërave të Ayrton Sennas me tetë paraqitje radhazi nga “pole position” në Çmimin e Madh të Emilia Romagna.
Piloti i Red Bull i mposhti të dy pilotët e McLaren Oscar Piastri dhe Lando Norris.
Arritja e Verstappen vjen 30 vjet pas vdekjes së Senës në të njëjtin qark Imola, pas një aksidenti në Çmimin e Madh të San Marinos më 1 maj 1994.
"Kanë kaluar 30 vjet që kur ai ndërroi jetë në këtë pistë. Pra, sigurisht, shumë i kënaqur që kam arritur të marrë ‘pole position’ këtu”, tha Verstappen.
"Dhe në një farë mënyre, është një kujtim i bukur për të. Ai ishte një pilot i jashtëzakonshëm i Formula 1, veçanërisht në xhiro kualifikuese gjithashtu. Pra, po, një ditë e mrekullueshme për mua, ditë e mrekullueshme për ekipin."
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.