Lajmet e fundit

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se institucionet përkatëse janë në gjendje gatishmërie që nga mbrëmja e kaluar për të menaxhuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut.
Sipas Durmishit, reshjet kanë ndikuar në disa segmente të rrugëve në vend, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar në terren dhe po ndërhyjnë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të garantuar sigurinë rrugore, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka apeluar për bashkëpunim nga qytetarët, duke i ftuar që të vozitin me kujdes të shtuar dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës, për të shmangur rreziqet dhe incidentet në trafik.