Lajmet e fundit

Të dielën mbrëma studioja e modës Versace e ka mbizotëruar sfilatën modës Haute Couture në Paris, me një koleksion luksoz të inspiruar nga stili sportivo-elegant.
Modelet ecnin ne stilin tipik të sfilatave të Versace, të veshura me dizajne unike, ku përfshiheshin edhe litarë të kristaltë të Swarovskit.
Dizajnerja Donatella Versace e hapi dhe e mbylli sfilatën, të cilën e përcollën nga afër edhe shumë fytyra publike botërore, transmeton Klan Kosova.