Lajmet e fundit

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti i ka bërë thirrje publike mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba që të kalojë në anën e tyre.
Ai transferimin e Pogbas e sheh si ideal për klubin parisien.
Francezi ka qenë i lidhur me një kalim në Parkun e Princave, ndërsa edhe Barcelona ka ofruar 80 milionë euro, ofertë e cila është refuzuar nga Zonja e Vjetër.
“Transferim ideal, vërtet e dua Pogban në PSG. E di që shumica e klubeve të mëdha janë duke kërkuar atë”.
“Ai është një lojtar fantastik, njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”, ka thënë Verratti, transmeton Klan Kosova.