Lajmet e fundit
Skuadra nga kryeqyteti i Francës do të jetë pa mesfushorin në përballjen e radhës të Ligue 1.

Marco Verratti nuk do të jetë i gatshëm për t’u përballur me Toulouse pas lëndimit të marrë në përballjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, të martën mbrëma.
Verratti u zëvendësua vetëm 17 minuta pas fillimit të ndeshjes në humbjen 1-0 nga Los Blancos.
Ai pastaj u dërguan në një nga spitalet e Madridit dhe tutje në Paris për të bërë kontrollet e nevojshme.
“Verratti ka kryer disa teste mjekësore, ndërsa të tjerat do të jenë ditëve në vijim”, thuhej në një njoftim të klubit.
“Italiani ka marrë një goditje në nyjë që ia bën të pamundshme paraqitjen në përballjen me Toulouse të shtunën”.
Varësisht nga shkalla e lëndimit Verratti mund të mos paraqitet as në përballjet e kombëtares me Belgjikën dhe Rumaninë.