Lajmet e fundit

Marco Verratti vazhdon të lidhet me një kalim në Barcelonë, dhe ka pranuar që do të dëshironte të luajë me Neymar, por në Paris Saint Germain.
Italiani e theksoi se do të dëshironte një bashkim të tillë të ndodhte në Parkun e Princave, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Kë do ta zgjedhja për t’iu bashkuar PSG-së? Neymarin. Ai është lojtar i ri. Ishte mbresëlënës në të dyja ndeshjet që i zhvilluam kundër Barçës”, tha ai për BeIN Sports.