Lajmet e fundit
Italiani ka qenë i lidhur me një kalim tek Barcelona, por agjenti i tij ka thënë se presin një ofertë të re për të qëndruar në Parc des Princes.

Paris Saint Germain është në bisedime për një kontratë të re me Marco Verrattin, ka thënë agjenti i lojtarit.
Italiani është një nga mesfushorët më të mirë në Europë dhe skuadra franceze nuk do që ta lë të largohet.
Ish-kapiteni i Barcelonës Xavi ka thënë se ai do të donte që ta shihte Verrattin në Camp Nou, por agjenti i futbollistit insiston se e ardhmja e tij është në Ligue 1.
“Jemi duke e diskutuar vazhdimin e kontratës me PSG-në”.
“E ardhmja e tij është tek PSG, pasi ai është i përkushtuar për skuadrën deri në vitin 2019”.