Lajmet e fundit

Marco Verratti e ka pranuar që kishte “diçka” me Barcelonën pasi që ka vendosur të qëndrojë me gjigantët e Francës, Paris Saint-Germain, ndonëse e ka mohuar se ardhja e Neymar ka ndikuar në vendimin e tij.
“Barcelona? Kishte diçka, por deri këtu shkoi”, ka thënë Verratti, sipas Sky Sport Italia.
“Nuk patëm negociata të tjera”.
“Kam vendosur që të qëndroj në këtë rrugë dhe jam i lumtur për këtë. A ma ndryshoi mendjen Neymar? E kam vendosur më herët këtë”.
“Kurrë nuk e kam ditur që Neymar do të vijë këtu”.