Lajmet e fundit

Marco Verrati ka thënë se do të mbetet në Paris Saint-Germain.
Kjo pavarësisht se agjenti ka thënë se klienti i tij për të pasur sukses duhet të largohet, transmeton Klan Kosova.
Mesfushori ka fituar katër tituj të La Liga prej kur u bashkua me klubin francez, por që klubi është duke dështuar ta tregojë anën e mirë në garat evropiane.
“Kemi mësuar shumë nga disfatat”.
“Ndeshja me Barcelonën ka qenë dëshpëruese. Nga pikëpamja personale është një nga netët më të këqija në jetën time”.
“Kjo më ka bërë që të mendoj se është e nevojshme të jap çdoherë më të mirën nga vetja”, ka thënë Verrati.