Lajmet e fundit

Verona ka shënuar fitore ndaj Beneventos me rezultat 3:1 në kuadër të javës së gjashtë të Serie A-së.
Antonin Barak kaloi vendësit në epërsi në minutën e 17-të, ndërkaq rezultatin e barazoi Gianluca Lapadula në të 56-tëm/
Barak riktheu avantazhin e Veronës në minutën e 63-të, ndërsa fitoren e vulosi goli i Darko Lazovic në minutën e 77-të.
Ky triumf sheh Veronën në pozitën e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Beneventon në të 14-tën me gjashtë sosh.