Lajmet e fundit

Në Mitrovicën e Veriut është zhvilluar një aksion për rrënimin e mbi 20 garazheve që konsiderohen ilegale dhe që ndodheshin në pronën e Ndërmarrjes “Trepça”.
Rrënimi është kryer me asistencë të policisë dhe mjeteve të rënda, pas përfundimit të afatit të dhënë për lirimin vullnetar të hapësirës, raporton Klan Kosova.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se komuna nuk është konsultuar për këtë vendim dhe ka kritikuar mënyrën e ndërhyrjes.
“Vendimin për rrënimin e garazheve nuk e ka pranuar komuna dhe për këtë çështje nuk kemi pasur asnjë konsultim”, ka deklaruar ai.
Ndërhyrja ka shkaktuar reagime nga udhëheqja lokale, e cila e ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të aksionit, duke pretenduar mungesë konsultimi, ndërsa nga “Trepça” është bërë e ditur se veprimi është ndërmarrë pas mosrespektimit të afatit të vendosur.
Kronika në vijim sjell detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=WM6MjokKVNQ