Hulumtimet sugjerojnë se moti i nxehtë mund të çojë në probleme shëndetësore për njerëzit me diabet, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta dhe lagështisë.
Pra, kur moti nxehet, është e rëndësishme të monitoroni nga afër nivelet e sheqerit në gjak dhe të shikoni për simptomat e mundshme që trupi juaj nuk po e përballon nxehtësinë shumë mirë. Në atë mënyrë, ju mund të ndërmerrni veprime para se situata të bëhet serioze, transmeton Klankosova.tv.
Shenjat e dehidrimit të butë që ju mund t’i moderoni përfshijnë: lodhje, urinim më i rrallë, etja e shtuar, marramendje, dhimbje koke, gojë e thatë dhe sy të thatë.
Kur dehidratimi bëhet më i rëndë, mund të përfshijnë: etje e tepruar, urinë me ngjyrë të errët, presion të ulët të gjakut dhe rrahje të shpejta të zemrës
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.