Lajmet e fundit

Në një video e cila u bë shumë e famshme në internet, një punëtor i kompanisë gjigande të fast-food McDonald’s, shihet duke bërë një veprim të tmerrshëm.
Ai është tallur me një person të pastrehë duke i hedhur ujë të nxehtë në fytyrë.
“Hej Willie, eja këtu. A e do një sandwich?”, i thotë njëri nga punëtorët e McDonald’s një të pastrehu, me një hamburger në dorë.
Mirëpo kur Willie i pastrehu afrohet për ta marrë ushqimin, ai i gjuan ujë në fytyrë e nuk ia jep bukën.
Pasi që videoja është përhapur jashtëzakonisht shumë në internet, kompania gjigande e ka pushuar nga puna punonjësin e saj.