Një pikturë e rrallë e Edvard Munch do të udhëheq shitjet e veprave artistike këtë vjeshtë në New York.
“Girls on the Bridge” (Vajzat mbi Ure) nga Munch do të vendoset në ankandin e Sotheby, për shitjet e veprave të artit impresionist dhe modern. E pikturuar në vitin 1902, kjo pikturë pritet të arrijë shifra rreth 50 milion dollarë në shitje.
Në vitin 2012, piktura “The Srcream” (Britma) ka thyer të gjitha rekordet e shitjeve në ankand, e cila arriti të shitej për 119.9 milion dollarë.
Pikturat nga Munch rrallë herë janë në shitje andaj edhe reflektojnë këto çmime.
Në ankandin tek Sotheby gjithashtu do të jetë në shitje edhe një pikture nga Picasso “Le Peintre et son modele”, e cila pritet të arrij shifrat nga 12 milion deri në 18 milion dollarë.
Shitjet e artit kontemporan në Sotheby do të realizohen më 17 nëntor, ndërsa në shitje janë gjithsej 64 vepra arti.
Ndërsa në shtëpinë tjetër të ankandit, Christie, në shitje është piktura “Meule” nga Monet. E pikturuar në vitin 1891, kjo pikturë pritet të shitet për 45 milion dollarë.
Piktura të tjera në këtë ankand janë nga Wassily Kandinsky, dhe portreti i Dora Maar nga Pablo Picasso.
Këto të dyja pritet të shiten 25 milion dollarë, secila.
Christie ka 49 vepra arti në shitje dhe pritet të gjeneroj deri 350 milion dollarë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.