Këngëtari dhe kompozitori kosovar, Korab Shaqiri, është pjesë e nëntë finalistëve në festivalin prestigjioz “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION", i cili do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës me 19 korrik.
Lajmin ai e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova për natën finale, njofton Klankosova.tv.
“Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia”, shkroi Shaqiri.
Vepra kosovare do të jet në garë me Italinë, Argjentinën, Poloninë, Korenë e Jugut, Australinë, Sirinë, Spanjën dhe Slloveninë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
P
SHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.