25.08.2016 · përditësuar para 3611 dite1 min lexim
Një libër i shkruar në vitin 2011 u përurua të enjten sërish në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Kësaj here vepra e historianit, Frashër Demaj e titulluar “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” përurohet e përkthyer në gjuhën bullgare.
Një albanolog bullgar mori përsipër që tu shtojë bashkëkombësve të tij këtë studim të Demajt që për ta është i rëndësishëm dhe frytdhënës, njofton Klan Kosova.
E përveç këtij përkthimi, Anton Panqev zotohet se do të përkthejë edhe autorë të tjerë shqiptarë që kanë shkruar vepra të rëndësishme me përmbajtje historike e shkencore.
Kronikë nga Dafina Jegeni.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.