01.03.2017 · përditësuar para 3422 dite1 min lexim
Një vizitor i ekspozitës "Infinity Mirrors" në Washington e ka humbur drejtpeshimin duke bërë selfie dhe ka rënë mbi një kungull, duke e shkatërruar atë.
Kjo ndodhi në ekspozitën e artistes Yayoi Kusama, “All the Eternal Love I Have for the Pumpkin” (E gjithë dashuria e përjetshme që kam për kungullin”).
Një skulpturë e ngjashme është shitur për afro 800.000 dollarë në muajin gusht të 2015, njofton Klan Kosova.
Alison Peck, zëdhënëse e Muzeut Hirshhorn, tha se kungulli ishte njëra prej shumë pjesëve të një vepre më të madhe, e jo vepër e mirëfilltë.
Artistja Yayoi Kusama njihet për qëndrimet e saja feministe.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.