Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura të Shqipërisë për më shumë se shtatë vjet janë në shërbim të sigurisë së NATO-s në Letoni.
Në një postim në Facebook, ai i ka falënderuar për punën dhe angazhimin ushtarët.
"Ekspertët tanë të EOD (Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Rrezikshme) janë angazhuar në mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës, duke kontribuar në forcimin e sigurisë në Camp Adazi, Letoni".
"Krenarë për sakrificën e major Klodian Tanushit dhe nëntetare Zarife Hasanajt, të cilët ranë në krye të detyrës duke shërbyer me nder", ka thënë Vengu. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.