Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se sot janë bërë 112-vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se FASh është gurthemel i shtetformimit.
"112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare".
"Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit!", ka thënë Vengu. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.