Ekipet e qendrës më të madhe të vendvotimit në Pejë, me të hapur sot procesin zgjedhor, janë ballafaquar me disa probleme.
Saktësisht në shkollën ‘’Shaban Spahija’’ e cila është pikë votimi për qytetarët raportohet se ka pasur disa probleme me llampat e gishtërinjve e po ashtu disa vëzhgues të subjekteve partiake nuk kanë arritur me kohë në këtë qendër votimit, transmeton Klan Kosova.
Në këtë pikë vendvotimi, është parë të ketë votuar dhe xhudistja e njohur Nora Gjakova.
https://www.youtube.com/watch?v=h0xtiW16Rm4&feature=youtu.be
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haliti
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.