Lajmet e fundit
Përballja në Elbasan Arena do të luhet, ky është vendimi i Federatës Serbe të Futbollit, pas shqytritmit që i ka bërë masave të sigurisë.

Pas diskutimit të organeve të Federatës Serbe të Futbollit lidhur me nivelin e sigurisë në qytetin e Elbasanit dhe brenda stadiumit Elbasan Arena, zyrtarët e saj kanë marrë vendim që Serbia të luajë përballjen me Shqipërinë, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, sot përfaqësuesit e Serbisë kanë ecur rrugëve të Tiranës afër Hotel Sheraton, nën masa të rrepta sigurie, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Pjesë të qytetit janë tërësisht të bllokuara për shkaqe sigurie, ndërsa veç oficerëve shqiptarë të sigurisë janë të angazhuar edhe anëtarë të organeve serbe të sigurisë.