Ndeshja pestë gjysmëfinale në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet të dielën nga ora 17:15, merr vesh Klan Kosova.
Ndeshja është dashur të luhet të enjtën, por atë ditë Kosova e luan duelin kualifikues ndaj Malit të Zi në hendboll, prandaj është vendosur të luhet të dielën, ndonëse u tha se do të mbahet të mërkurën.
Fituesi ndeshjes së pestë kalon në finale ku e pret Peja. Dueli në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të luhet në "Pallatin e Rinisë" në kryeqytet dhe transmetohet në Klan Kosova.
Vendimi për zhvillimin e ndeshjes ditën e mërkurë nuk është publikuar ende nga FBK-ja, por pritet të zyrtarizohet shpejt.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.